U nis me kallash në krah për të vrarë politikanët, dënohet me 6 vite burg Antonio Leka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg Antonio Lekën, i cili u arrestuas pasditen e 9 Janarit 2023 në aksin Milot-Lezhë, pranb fshatit Ishull-Shëngjin.

Në automjetin me të cilin po udhëtonte, atij iu gjetën një armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, një automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, një palë dylbi, një antiplumb ushtarak, një thikë, një çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Ai është është shpallur fajtor për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 9 vite burg në total atë, por përfitoj nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dy dënimeve, duke iu ulur dënimi në 6 vite burgim.

Kujtojmë se ditën e arrestimit, ishte vëllai i Antonio Lekës ai që denoncoi në polici duke ngritur alarmin, pasi e kishte parë të vëllain me arsenal armësh me vete.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk shfaqi rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u tha se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët. “…Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” – ka deklaruar Leka.

Ndërkohë, kamerat e një servisi makinash në Ishull-Lezhë kapën Antonio Lekën pak minuta para arrestimit, ku shfaqej me automatik në dorë dhe me një qeleshe në kokë.

Leka rezulton se ka edhe precedent të mëhershëm penalë pasi është arrestuar në vitin 2008 duke shitur lëndë narkotike kanabis, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”./O.S

Të fundit

Braçe kritika zyrtarëve të shtetit: Nuk hyhet në baxho bulmeti siç vjen nga rruga

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kritik ndaj aksionit të nisur nga Administrata Tatimore, për evidentimin dhe ndëshkimin e...

Ish-presidenti rus ironizon ultimatumin e Trump: Bota po dridhet, duke pritur pasojat!

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga presidenti i...

17-vjeçarja në Vlorë tentoi t’i jepte fund jetës, arrestohet babai, procedohet gjyshi

Detaje të reja janë zbardhur nga policia e Vlorës për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, ku një 17-vjeçare tentoi të vetëvritej me armë...

Në Gaza, ne e dimë pse Izraeli do na grumbullojë të gjithëve në një kamp

nga Nour Abo Aisha* Pas 21 muajsh lufte, ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka propozuar një plan të ri për të detyruar të gjithë...

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të martë pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dhe ish-zyrtarin Vasillaq Strakosha, të akuzuar për shkelje...

Lajme të tjera

Web TV