Nga sot, llogari bankare falas për pensionistët e personat me ndihmë ekonomike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike, invalidët e punës dhe jetimët do të mund të hapin llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë pa asnjë tarifë.

Kjo llogari do të jetë funksionale vetëm në monedhën vendase (lekë), dhe do të shërbejë edhe për të marrë pensionin apo ndihmën ekonomike që kategoritë përfituese marrin. Si dhe do të mund të bëjnë transferta pa pagesë brenda vendit.

Pensionet brenda këtij viti pritet të kalojnë nga marrja dorazi në postë, përmes hedhjes direkte në llogarinë bankare.

Bankat janë të detyruara të hapin llogarinë bankare falas kur plotësohen të gjitha rregullat e përcaktuara në ligjin “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike”, në të kundërt do të përballen me gjoba nga 50-250 mijë lekë.  Po ashtu bankat gjobiten edhe nëse kategorive të përfshira në skemën e tarifave zero për shërbimet bazike, i refuzohen transfertat apo i vendosen tarifa.

Një nga objektivat e këtij ligji ka të bëjë me rritjen e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh, të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash në banka, për shkak të kostove që ajo mbart. Por po ashtu shtimi i numrit të llogarive bankare, dhe përdorimi i kartave si mjet pagese, vlerësohet edhe si mundësi për të ulur përdorimin e parave cash./E.T

Të fundit

Vajza shpërthen në lot në vendin ku u vra nëna: Babai ishte xheloz

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj në zonën e Volosit...

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici. Ai...

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65 milionë eurosh për Eberechi Eze,...

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Lajme të tjera

Web TV