Rienergjizimi i partisë, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve në selinë rozë

Kryesocialsiti Edi Rama ka zhvilluar një takim në selinë rozë me drejtuesit e qarqeve. Ky takim kishte në fokus procesin e rienergjizimit të partisë.

50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin që do mbahet në muajin qershor është prioriteti i vendosur nga Partia Socialiste.  Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje./E.T