Tërmet 4.6 ballë në Turqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar pak momente më parë në Turqi.

Epiqendra ndodhet 57 km në jug-juglindje të qytetit të Antixhamanit. Thellësia fokale, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, është llogaritur në 8 km.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo për të lënduar./E.T