Amnistia penale/ 40 të dënuar në burgun e Drenovës përfitojnë lirinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit të amnistisë, 120 të burgosur ne burgun e Drenovës, përfitojnë lirinë e tyre si dhe ulje dënimi.

Sipas gazetarit Tonin Frroku, 40 të burgosur për vepra të ndryshme penale falë kësaj amnistie, do të lënë qelitë e burgut të Drenovës, ndërkohë që 80 të tjerë do të kenë ulje dënimi për kohën e mbetur.

120 të burgosur që përfitojnë nga amnistia janë dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, dhënie e ndihmës së paligjshme të kufirit, vjedhje si dhe vepra të tjera penale.

Për të gjithë personat që përfitojnë nga aministia, drejtoria e burgut të Drenovës, ka bërë gati dosjet e tyre dhe ja ka paraqitur ministrisë së linjës.

Me 110 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje Ligjin për amnistinë penale, nga i cili pritet të përfitojnë afër 1.100 të dënuar, 700 nga të cilët do të lirohen menjëherë.

Miratimi i amnistisë, u bë i mundur pas marrëveshjes që u arrit pak ditë më parë mes shumicës parlamentare dhe një pjese të opozitës, marrëveshje që i dha fund bllokimit dhe tensioneve në seancat plenare.

Partia Socialiste dhe grupi i deputetëve të ‘Rithemelimit’ brenda Partisë Demokratike, gjetën pajtim duke zgjidhur kështu ngërçin që mbante bllokuar votimin e këtij ligji.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.

Gjithashtu, do të përfitojnë 2.700 persona që janë në shërbim prove.

Nga amnistia do të pushohen menjëherë dhe 232 dosje të protestuesve të opozitës./E.T

Të fundit

Studimi: Kafja e tepërt çon në akumulimin e yndyrës në bark

Sipas një studimi të ri të studiuesve australianë të publikuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry”,...

Zyrtare, shtyhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte...

Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken

Presidenti Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake...

“Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të transformojë Dubain

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave ikonike si Burj Khalifa...

Një person gjendet i pajetë në banesë, 50-vjeçari ishte me masë ‘arrest shtëpie’

Një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ne Pogradec. Mësohet se 50 vjeçari ishte me masë “arrest shtëpie”, ndërsa vuante...

Lajme të tjera

Web TV