Nga fshirja e të dhënave personale te.., për çfarë u ankuan qytetarët te Komisioneri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telefonatat e ofertave të jashtëzakonshme (të dyshekëve apo enëve të kuzhinës) që janë bërë shpesh objekt diskutimi duket se kanë mbetur edhe për vitin e shkuar në krye të ankesave drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sigurisht nuk janë në krye të fronit, por mbeten një nga katër ankesat kryesore sipas të dhënave të përpunuara nga kjo zyrë dhe të publikuara në raportin vjetor të këtij institucioni. Për vitin 2023 janë 394 ankesa në total, duke shënuar nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit, çka tregon edhe për ndërgjegjësim më të lartë të qytetarëve për të denoncuar rastet që mendojnë se të dhënat e tyre po keqpërdoren. Por cilat janë saktësisht fushat e ankesave.

“Gjatë vitit 2023 u administruan 394 ankesa nga qytetarët, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë kuptueshmërinë e subjekteve të të dhënave personale/qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj të drejte themelore. Nga vlerësimi i objektit të ankesave, ndër tipologjitë kryesore përmendim: përhapjen e paligjshme të të dhënave personale; ushtrimin e së drejtës për akses për korrigjim/fshirje të të dhënave personale; marketingun e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara; ofrimin e shërbimeve nga zyrat noteriale” thuhet në raport.

Anksesat në disa raste, sipas raportit, kanë shërbyer edhe për nisjen e hetimeve administrative nga ana e zyrës së Komisionerit edhe pse pjesa kryesore e tyre është nisur si pjesë e planit të punës të vetë institucionit. Konkretisht Zyra e Komisionerit realizoi 47 hetime administrative në kontrollues të ndryshëm, nga të cilat 32 me iniciativën e institucionit–ex officio dhe 15 hetime janë zhvilluar për verifikimin e ankesave të qytetarëve. 9 procedura hetimi administrativ janë kryer në kontrollues publikë dhe 38 të tjera në kontrollues privatë. Lidhur me marketingun e drejtpërdrejtë raporti vlerëson se u zhvilluan 10 inspektime në kontrollues privat, në përfundim të të cilave Komisioneri doli me 5 Relacione, 1 Rekomandim dhe 4 Vendime.

Lexo edhe :  Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Në sektorin e arsimit u zhvilluan 13 inspektime kryesisht në kontrollues privat, në përfundim të të cilave Komisioneri doli me 2 Relacione, 1 Urdhër për fshirjen e të dhënave personale (fotografi/video të fëmijëve të publikuara në rrjetet sociale), 5 Rekomandime dhe 5 Vendime. Po kështu në sektorin e shërbimit postar zunë vend 7 inspektime (4 në kontrollues publik dhe 3 në kontrollues privat), në përfundim të të cilave Komisioneri doli me 2 Rekomandime dhe 2 Vendime./ Revista “Monitor”

Të fundit

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer...

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për...

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe pushtoi Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Lajme të tjera

Web TV