Shkrumbohet ish-konsullata italiane në Sarandë, pezullohet shefi i zjarrfikëses

Ndërtesa, trashëgimi e Mbretërisë në Sarandë, u dogj nga zjarri, që u përhap me shpejtësi. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, që rrezikoi edhe pemë të mbjellë nga shkrimtari Naim Frashëri.

Për mosreagim në kohë për shuarjen e flakëve, u pezullua nga detyra shefi i zjarrfikëses Sarandë, Nasibi Hasanllarin. Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së Arben Cara njofton se deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, Hasanllari zëvendësohet me drejtuesin e shuarjes së zjarrit Vladimir Kondi./O.S