Çiftet që pinë alkool bashkë janë më të lumtur dhe jetojnë më gjatë, sipas studimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse po jetoni një romancë të rrëmujshme ndjenjash dhe emocionesh, mendoni të bëni diçka ndryshe bashkë si çift, të paktën sipas një studimi të fundit që thotë se pirja e alkoolit me partnerin/en bën që të jetoni më gjatë.

Studimi, i botuar në revistën “Gerontologist”, zbuloi se çiftet që pinë bashkë dhe që kanë zakone të ngjashme të pirjes kanë shanse të jetojnë më gjatë dhe të kenë një marrëdhënie më të shëndetshme.

Kira Birditt, autore kryesore e studimit, njëherësh pedagoge në “University of Michigan”, thotë se çiftet që kanë modele të ngjashme të pirjes kanë më pak konflikte martesore dhe marrëdhënie më të gjata. “Qëllimi i këtij studimi ishte të shikonim përdorimin e alkoolit te çiftet dhe ndikimet që kjo ka te vdekshmëria,” u shpreh studiuesja. Sondazhi nuk i pyeti njerëzit se çfarë lloj alkooli po pinin apo sa, por nëse kishin pirë me partnerin/en gjatë tre muajve të fundit.

“Ne zbuluam se çiftet që treguan se kishin pirë alkool në tre muajt e fundit, kishin tendencë të jetonin më gjatë se çiftet e tjera që ose nuk pinin ose kishin modele të ndryshme të pirjes,” tha Birditt.

Studiuesja paralajmëroi njerëzit se rezultatet e këtij studiim nuk duhet të shihen si një shtysë për të pirë më shumë. Shpesh, ajo që është e dobishme në aspektin e marrëdhënieve nuk është domosdoshmërisht e mirë për shëndetin. Ky studim nuk e vë theksin vetëm te pija si zakon, por edhe tek ajo që bëjnë çiftet teksa shijojnë një pije bashkë. Si është përditshmëria e tyre? A flasin kur pinë? Cilat janë temat që kanë më shumë vëmendje gjatë kohës që shijojnë një gotë etj.

Lexo edhe :  Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

Studimi i Birditt anketoi më shumë se tre mijë çifte të martuara për 33 vjet, teksa zbuloi se partnerët që pinin bashkë ishin më të lumtur dhe jetonin më gjatë, në krahasim me ata partner që pinin vetëm apo me shokë/shoqe./E.Ç

Të fundit

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet...

Mandatet/ Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotë e tij më...

Spiunët – luftëtarët e padukshëm të Luftës së Ftohtë

Gjatë dekadave të përplasjes ideologjike mes Lindjes dhe Perëndimit, spiunët u kthyen në protagonistët më të heshtur, por më të rëndësishëm të betejës globale...

“Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, duke shënuar një nga momentet më optimiste në rrugëtimin...

Analiza/ Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të izolohen dhe duke rrezikuar qytetin...

Lajme të tjera

Web TV