Çfarë të bësh kur nuk e përmban dot zemërimin ndaj fëmijëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas standardeve të shoqërisë, një nënë “e mirë” duhet të ketë disa cilësi: durim të fortë, të flasë me butësi dhe zë të ulët, të mos reagojë kur fëmijët shkatërrojnë shtëpinë dhe pas kësaj, të mos e lejojë stresin ta ndalojë të bëj gjithë detyrimet e tjera të ditës.

Ndodh që mes rrëmujës në ndjekje të detyrave dhe kujdesit ndaj fëmijëve ka një shpërthim nga ai që mban emrin “zemërimi i nënës”. Ky fenomen nuk është një diagnozë zyrtare, por përdoret si term për të shpjeguar ndjesinë e frustrimit, inatit dhe tejmbushjes emocionale prej nënave apo figurave të tjera prindërore.

Ky shpërthim emocional manifestohet dhe nxitet nga detyrat prindërore dhe vështirësitë e tyre.

Po çfarë të bësh kur përjeton këtë emocion të fortë?

Me rëndësi ka të kuptosh çfarë po e shkakton dhe kështu do mundesh të marrësh kontroll mbi nervat e tua. Mjekët sugjerojnë aplikimin e teknikave të frymëmarrjes së thellë. Nis me frymëmarrje për 4 sekonda, mbaje 7 sekonda dhe nxirre për 8 sekonda frymën. Numëro teksa bën veprimet.

Specialistët theksojnë se është me rëndësi edhe të zgjedhësh të distancosh pak veten nga situatat dhe të merresh me diçka tjetër, mbase një aktivitet fizik.

Psikologët kanë edhe disa këshilla për ta parandaluar:

– Jepi prioritet kujdesit për veten, bëj pushim herë pas here dhe merru me aktivitete që të bëjnë të lumtur
– Komuniko me partnerin nëse ke për të ndarë detyrat për kujdesin e fëmijës
– Tregohu e sinqertë për ndjesitë e tua dhe kërko ndihmë
– Njihu me limitet e tua dhe mos i shkel ato./E.Ç

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV