Berisha nga sot anëtar i grupit të PD, Bardhi anullon të gjitha masat disiplinore

Sali Berisha nga sot është anëtar i grupit parlamentar të PD. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se Gazment Bardhi ka anulluar të gjitha masat disiplinore që janë ndërmarrë në 3 vitet e fundit. Kjo do te thotë që nga sot Sali Berisha kthehet në grupin parlamentar të PD.

Bashkë më të kthehen në grupin e PD edhe të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha gjatë këtyre viteve që janë : Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Albana Vokshi,  Flamur Noka/kb