Disa arsye pse mund të jeni beqarë, sipas shkencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të jesh duke shijuar beqarinë, ose mund të jesh në kushtet jo të dëshiruara romantike, ndaj edhe ke mbetur “vetëm”.

Ama, nëse do të dalësh nga ajo situatë dhe do të gjesh partnerin e duhur, si fillim duhet të zbulosh pse je beqare. Shkenca thotë se arsyet kryesore janë këto:

– Mbase ti nuk do të jesh e lidhur

Pavarësisht presionit të shoqërisë, ka disa njerëz që e shijojnë shumë beqarinë. Nëse e gjen veten te kjo listë, nuk të duhet të bësh asgjë për ta ndryshuar situatën.

– Të njihesh me dikë nuk është prioriteti yt

Mbase je shumë e zënë. Mbase karriera po merr vëmendje më të madhe se çdo gjë tjetër. Nuk ka asgjë të keqe, por mund të ndodhë që të jesh duke përdorur gjithçka në përditshmëri si një shpërqëndrim ndaj jetës romantike. Nëse është kjo ajo që po ndodh, duhet të marrësh masa dhe të rishikosh vendimet.

– Frika e refuzimit

Po, dashuria mund të jetë e frikshme ndonjëherë. Të ndërmarrësh rreziqe, vjen bashkë me frikën e refuzimit. Duke qenë se truri dhe trupi ynë është i ndërtuar që të na mbrojë nga përsëritja e gabimeve, kur kemi përjetuar një zhgënjim, kemi tendencën të friksohemi për të mos e vënë veten në të njëjtën situatë.

– Ti zgjedh partnerët e gabuar

Nëse ke përjetuar disa herë zhgënjime, le të themi që e ardhmja duket ca më e errët dhe beqaria shijon më shumë.

– Probleme të pazgjidhura nga e shkuara

Mbase mund të kesh të bësh fëmijëri e rrëmujshme, apo adoleshencë e dhimbshme. Shkenca ka vërtetuar se e shkuara kthehet në barrë që të ndalon të shohësh qartë situatat e të tashmes dhe të marrësh vendime.

Lexo edhe :  “Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

– Je shumë tekanjoz/e

Gjithmonë gjen diçka që nuk shkon te personi që po të ngacmon. Askush nuk është mjaftueshëm i/e mirë për ty. E dije që ky mund të jetë problem i yti më shumë se i personit që po njeh? Marrëdhëniet dhe dashuria janë punë e vazhdueshme dhe perfeksioni nuk ekziston./E.Ç

Të fundit

Veshi bluzën e Bashkimit Sovjetik, Lavrov: Rubio më komplimentoi

Pak ditë më parë, zgjedhja stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov , pas mbërritjes së tij në...

Pogradec, automjeti i policisë lëviz në sensin e kundërt

Policia e Korçës ka reaguar pasi një video që shfaqte një automjet të uniformave blu që lëvizte në sensin e kundërt të drejtimit në...

Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë "JO" për propozimin e homologut rus, Vladimir Putin, që të takohen në Moskë. Putin e bëri këtë propozim gjatë...

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar...

Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok...

Lajme të tjera

Web TV