Ky shtet, ndalon mësuesit t’u japin nxënësve detyra shtëpie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e re polake ka prezantuar një seri kufizimesh për detyrat e shtëpisë, në përpjekje për të modernizuar sistemin arsimor.

Në kuadër të nismës, mësuesve u ndalohet t’u japin detyra shtëpie fëmijëve në tre shkallët e para të arsimit. Ndërsa për nxënësit nga klasa e katërt në të tetën, detyrat do të jenë opsionale. Dekreti është mirëpritur nga nxënësit.

“Jam e lumtur sepse nuk më pëlqejnë shumë detyrat e shtëpisë dhe nuk kanë shumë kuptim sepse shumë nxënës në klasën time do t’i kopjojnë ato në mëngjes nga dikush që i ka bërë. Ose do të mund t’i marrin të zgjidhura nga interneti. Ndaj, nuk kanë kuptim”, tha një vajzë.

Por jo të gjithë janë të bindur nga rregullat e reja. Në radhët e mësuesve ka pasur dëshpërim.

“Mësuesit mendojnë se kjo ndodhi shumë shpejt, me shumë nxitim. Nuk u fol shumë dhe nuk pati shumë konsultime. Duhej bërë, por më parë duheshin pyetur mësuesit”, tha Slawomir Broniarz, shef i Sindikatës së Mësuesve Polakë.

Sistemi arsimor i Polonisë i është nënshtruar një seri reformash të kontestuara, me thuajse çdo qeveri që ka bërë ndryshime. Shpesh herë kjo qasje i ka lënë prindërit dhe mësuesit konfuzë dhe të dekurajuar./O.S

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV