Ngjarjet në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kretari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar ngjarjet në Bashkinë e Tiranës. Duke folur në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën, Bashkia e Tiranës sot krenohet me faktin që ka qenë kryeqyteti europian i rinisë, i sportit dhe do jetë kryeqyteti mesdhetar i Kulturës vitin e ardhshëm.

“Kjo është një bashki që sot krenohet me faktin që ka qenë kryeqyteti europian i rinisë, i sportit, kryeqyteti mesdhetar i Kulturës vitin tjetër, në 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet, në ditën e vet më të mirë, jo perfekte. Kjo do të thotë që suksesi është dicka që padyshim kontestohet, debatohet, por nuk dua ta përdor këtë si një alibi për t’u viktimizuar apo për të thënë që në 1 mijë e ca punë ka një që po diskutohet. Volumi i punëve, dhe ritmi i punëve, masiviteti, i kantierëve në Tiranë, ndonjëherë na bën që të marrim të mirëqenë disa nga siguresat, bilbilfryrësit për të eleminuar kush konfliktet e interesit, ku njohjet. E vetmja gjë që të mbetet në një vend ku të gjithë janë kushërinj me dikë është që kjo të kalojë testin e gjykatës.

Gjykoj që, një gjë është bërë mirë që nga 2013, kur Edi Rama na ka mbledhur unë isha deputet i ri I Gjirokastrës, as nuk e dija që do bëhesha ministër, apo që do qeverisja qytetit ku jam zgjedhur kryetar bashkie edhe ku jam rritur. Në atë kohë na tha: bëmë gjithë këtë fushatë për një reformë në drejtësi, siç bëmë për taksën progresive, për të promovuar turizmin, apo një politikë për fshatin, ca kemi thënë do t’i bëjmë. Nuk guxonte dot Ina Rama se i thonin lavire bulevardi dhe nuk bënte dot koment presidenti i Republikës, se konsiderohej horr Bamir Topi në atë kohë dhe kemi arritur në një pikë ku jo vetëm nuk guxon njeri të bëjë komente për ta, flas për qeverinë. Për opozitën, kur iu intereson SPAK është shumë i mirë kur merret me tre nga 300 drejtorë dhe SPAK është shumë I keq kur të merr babin. Ka një hipokrizi të jashtëzakonshme. Patjetër, është një ndjesë publike dhe një reflektim. Ndonjëherë në vrapim e madh të gjërave t’i thua, prit pak ndonjëherë të bëj më pak gjëra por të sigurohem. Nga akuza na del që nuk diskutohet se puna nuk është bërë, puna është bërë, pyetja është duhet ta bënte kjo firmë apo një tjetër. Njerëzit duhet të dinë se në bashkinë e Tiranës, ka ccdo ditë 30 procedura, rreth 1 mijë në vit’, deklaroi Veliaj.

Lexo edhe :  “O Rame, tu fjet gjumë futëm Shqipërinë në NATO”- Basha nuk i ndahet kryeministrit

Kreu i Bashkisë u shpreh se ky është dhe një moment reflektimi. Ai nënvizoi se po shihet mundësia dhe për një vetting. “Unë besoj që ky moment reflektimi për të patur më shumë siguresa dhe më shumë vetting brenda llojit, për të thënë po, t’i si kompani do bësh edhe një deklaratë, dhe po e mendojmë këtë. Duam që institucioni ynë i auditit të bëjë edhe një minivetting. Për një procedurë të bashkisë së Tiranës aplikojnë mesatarisht 20 kompani, është e pamundur që kryetari i bashkisë të dijë, motra, vëllai, i afërmi, por ama në momentin që ti ke një dokument si ai i vetëdeklarimit të pasurisë apo konfliktit të interesit ose i dekriminalizimit dhe po diskutojmë me një kompani britanike që përveç ta fitojë firma që është ulur më shumë, ajo që po diskutojmë është se duhet të shtojmë disa rregulla të tjera. Një bilbil fryrësi qe na jep informacion të tillë, duhet patjetër që t’i japim më shumë anonimitet dhe siguri”, u shpreh Veliaj./E.T

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV