Uashingtoni ‘shuplakë’ Beogradit: Serbia përballet me probleme të mëdha politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill u tha gazetarëve sot se Beogradi po përballet me çështje shumë të vështira politike.

“Këto janë çështje shumë të vështira politike me të cilat Serbia do të duhet të merret,” tha ai pas pjesëmarrjes në një takim të Kolegjiumit Parlamentar, nga i cili u larguan deputetët e opozitës serbe.

“Nga perspektiva e qeverisë amerikane, ne kemi një interes të madh që ta shohim Serbinë të zgjidhë këto çështje dhe të shohim zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it,” shtoi ai.

Hill tha se komunitetit ndërkombëtar nuk i pëlqen të shohë një bojkot si një mënyrë për të zgjidhur ndonjë gjë, duke shtuar se toni në bisedimet midis pushtetit dhe opozitës është pozitiv pavarësisht mosmarrëveshjeve.

Ambasadori amerikan u ftua të marrë pjesë në takimin e Kolegjiumit së bashku me shefat e delegacionit të Bashkimit Evropian dhe misionit të OSBE-së nga kryetarja Ana Brnabiç./O.S

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet...

Prekëse/ Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit, artistët shperthejnë në lot (Video)

Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit. Vajza e artistit të...

Denoncimi i Berishës: Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar në një deklaratë për mediat se Arkend Balla, i cili ka kandiduar për Durrësin dhe është më...

Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 të arrestuar

Policia greke ka përfunduar para pak një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë...

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që erdhi si pasojë e shpëndarjes...

Lajme të tjera

Web TV