Komisioni për TIMS/ “Ju vidhni, ne trembemi”, Gogu shpërthen ndaj Salianjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debate në komisionin hetimor parlamentar për sistemin TIMS.

Nënkryetari socialist i komisionit, Toni Gogu akuzoi deputetin e PD dhe drejtuesin e komisionit, Ervin Salianji se kërkon t’i japë pafajësi Sali Berishës, duke e ftuar që të dëshmojë para komisionit. Ai tha se opozita është e trembur.

Salianji replikoi duke iu drejtuar me ironi përfaqësuesit të mazhorancës se opozita ka frikë sa herë mazhoranca vjedh apo përfshihet në afera kriminale.

Deputeti demokrat tha se thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dëshmuar para komisionit e kërkuan deputetët e PS.

Toni Gogu: Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarine e sistemeve qe mbrojnë sistemin TIMS, nuk janë gjyqe. Ju tërheq vëmendjen t’i qëndrojmë këtij urdhri të Kuvendit. Zoteria te cilit ju i referoheni ka statusin e te prezumuarit i pafajshem. Nuk ndeshkon Kuvendi. Ne hetojme veprimtarine me ndihmen e disa eksperteve. Une e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjine e atij qe eshte sot me i tremburi ne ballkonin e shtepise se tij. Ky rol eshte te marresh rolin e gjyqtarit. Javen e kaluar donit t’i jepnit pafajesi Berishes, sot doni te beheni gjyqtari i Ervin Muçës. Ju nuk ndiheni rehat në rolin e parlamentarit që heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njera ane doni te shfajesoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjeter te ndeshkoni kundershtarin politik. Kjo sepse jeni humbes seriale. Pa humbur kohe ju lutem kthehuni ne shinat e vendimit te Kuvendit. Mos u beni ju inkuizitore.

Ervin Salianji: Ju vidhni, ne trembeni. Ju përfshiheni në afera kriminale, ne kemi frikë. Ju i nxirrni gjoksin për të mbrojtur elementë të krimit, ne e kemi problemin. Nuk thash asnjë gjë për të paragjykuar punën e këtij komisioni. Nuk kishe gjë për procedurë. Jemi në krahun e ligjit dhe të përçojmë një mesazh që kushdo që përfshihet në ndërhyrje të pretenduara për qëllime kriminale, për t’ua shpërndarë grupeve kriminale, për të marrë të dhëna, fshirë të dhëna, duhet të jemi në të njëjtin krah. Unë nuk kam për të detyrë të korrigjoj gabimet e kolegeve tuaja. Ne nuk kemi kërkuar që zoti Berisha të vijë dhe ne t’i bëjmë gjyq. Kemi pranuar që zoti Berisha të vijë dhe të japë llogari para jush, sicc duhet të vijë Edi Rama se ku i kishte të dhënat kur tha se nuk ka asnjë ndërhyrje në TIMS. Pse trembeni ju për të ardhur dhe për të dhënë llogari Berisha? Ça lidhje ka kjo me procese gjyqësore? I gjithë diskutimi s’ka lidhje as me procedurën, as me thelbin e ligjit./e.t

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV