PS refuzon kushtetuesen, nuk ua “dorëzon” Xhaçkën

Shumica qeverisëse votoi kundër kërkesës së opozitës për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetes së tyre Olta Xhaçka. Me pretendimin se ajo nuk ka fituar asnjë qindarkë dhe asnjë metër katrorë në konflikt me ligjin, deputetët e PS votuan kundër opozitës. Megjithatë votimi i djeshëm pritet të hapë debate nëse zbatohen ose jo vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit kishte kërkuar që Parlamenti çështjen Xhaçka tua dërgonte për interpretim.

 

Me 39 vota pro dhe 72 kundër është rrëzuar kërkesa e deputetëve të opozitës për të dërguar mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. Mazhoranca ditën e martë ia la Kuvendit vendimin se çfarë do të bëhej me mandatin e deputetes së tyre dhe dje në seancë plenare ata arritën ta rrëzonin duke mos e dorëzuar në gjykatë Olta Xhaçkën.

Opozita kishte kërkuar lënien e mandatit të Xhaçkës pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti i PS-së Artan Gaçi u shpall “investitor strategjik” dhe përfitoi pronë publike sipas opozitës në kundërshtim me ligjin. Ata argumentuan se Xhaçka ishte në konflikt interesi dhe duhej ti ndërpritej menjherë mandati.

Nga ana tjetër vetë Gjykata Kushtetuese në vendimin e një viti më parë për këtë çështje kishte kërkuar që Parlamenti të dërgonte në këtë institucion kërkesën për heqjen ose jo të mandatit të Xhaçkës. Megjithatë me forvën e kartonin opozita u rrëzua bashkë me “Gjykatën Kushtetuese” në mënyrë indirekte.

Në fjalën e saj Xhaçka deklaroi se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga trualli shtetëror dhe gjithashtu hodhi poshtë akuzat e opozitës. “Unë dhe familja ime nuk kemi përfituara asnjë qindarkë nga fondet publike, zero! Asnjë m2 tokë publike zero! Asnjë lehtësi procedurale të ndryshme nga të gjithë të tjerët.

Zero! E dini se çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik të asistuar. Se nuk është aspak i barabartë me atë të investitorit strategjik që thoni ju. Përfitim që në çdo rast, ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt bashkëshortin tim në hoteleri që kurrë mos u bëftë, pas baltës së pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin.

Lexo edhe :  Myslim Murrizi: Ja kush është demokratja që duhet të kandidojë për Tiranën

Vetëm e drejta për tu trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës prej 1500 kontratave të përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit para hotelit. A lejohet potencialisht kur të kryhet investimi, kur të lidhet kontrata që mund të mos ndodhë kurrë, të vërë apo të mos vërë shezlong në plazh. Jam e bindur që gjysma e sallës me këtë interpretim ligjor është në papajtueshmëri të mandatit”, ka thënë Xhaçka.

Sipas saj, bashkëshorti ka vite që merret me biznes dhe vendosi të bëjë një investim privat, i cili nuk ka lidhje me postin që ajo përfaqëson. “Në këtë rast bashkëshorti im që merret prej 33 vjetësh me biznes vendosi të bëjë një investim. Së fundmi, edhe në këtë rast emri im është futur si derri në thes, nga linçuesit që lirinë e tyre e përdorin për të bërë akuza të pavërteta. Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga trualli shtetëror, zero”, u shpreh ndër të tjera Xhaçka.

Reagimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi një mesazh mafioz të mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. “Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën.

Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër nëse ata marrin vendime kundër Xhaçkës. Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi. Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai midis të tjerash.