Vuçiç i ‘frikësuar’/ I kërkon ndihmë Kinës për të ndalur OKB në ‘luftën’ për të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kina të mbështesë shtetin e tij “në luftën për të vërtetën para Kombeve të Bashkuara”.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në OKB, të caktuar për 17 prill, do të prezantohet një draft-rezolutë që shpall 11 prillin Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ashtu siç kishte raportuar më herët Zëri i Amerikës.

Autoritetet në Beograd, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë më 1995.

Pas takimit me ambasadorin kinez më 12 prill, Vuçiç shkroi në Instagram se ishte mirënjohës për “mbështetjen e palëkundur të Kinës për Serbinë në forumet botërore”.

“Theksova se në këto kohë të vështira, Serbia vlerëson partneritetin parimor dhe miqësinë e çeliktë, e cila u dëshmua me veprimet në momentet më të vështira”, shtoi ai.

Në mbledhjen në OKB, shtetet anëtare mund të shprehin mendimet e tyre në rezolutën përfundimtare, e cila ende është në procesin e hartimit, dhe e cila do të prezantohet para Asamblesë së Përgjithshme në fillim të majit.

Në draft-rezolutë, në të cilën ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, kërkohet që të dënohet çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe inkurajohen anëtarët e OKB-së që të ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë program të duhura përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë revizionizmin dhe gjenocidin në të ardhmen.

Nismëtarët e rezolutës janë Gjermania dhe Ruanda, por siç ka raportuar Zëri i Amerikës duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kili, Finlanda, Jordania, Zelanda e Re, Turqia dhe shtetet e tjera pritet të marrin pjesë në hartimin e rezolutës.

Lexo edhe :  Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Gjykatat në Bosnje dhe ato ndërkombëtare kanë thënë se është kryer gjenocid gjatë vrasjes së 8.000 civilëve boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska në Srebrenicë.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocidi dhe krime të tjera të kryera në Srebrenicë./e.t

Të fundit

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Lajme të tjera

Web TV