“Kam 600 gjyqe me këta”/Salianji nuk ndalet:Do denoncoj çdo aferë të njerëzve të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 është shprehur se nuk do të ndalojë denoncimet e tij në institucionet e drejtësisë.

Salianji deklaroi se do të denoncojë çdo aferë të njerëzve të qeverisë në gjykata, teksa përmendi se ka zhvilluar thuajse 600 gjyqe me ish-zyrtarë të lartë.

Mes tyre ai përmendi ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe atë të Durrësit, ndërsa theksoi se do të përballet kudo me ta dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të realizuar misionin e ngarkuar nga qytetarët.

 

 

“Jam në një çështje penale se kam denoncuar paligjshmëritë. Me kryebashkiakët e arrestuar sot kam pasur gjyqe. Me ish-kryebashkiakun e Bulqizës, ai denoncohej na të tjera, kam pasur gjyq, me ish-kryebashkiakun e Durrësit. Kam pasur 600 gjyqe thuajse dhe i kam fituar me logjikën që kanë menduar se do më mbyllin gojën po të më çojnë te këta. Do përballem kudo me këta dhe do bëj gjithçka që është e mundur që këtë mision të ngarkuar nga qytetarët ta kryej”, tha ai./O.S

Të fundit

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në...

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

Lajme të tjera

Web TV