Ndërrojnë jetë binjakët siamezë më të vjetër në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Binjakët siamezë më të vjetër në botë, Lori dhe George Schappell, kanë ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.

Siç shkruhet në mediat e huaja, ata ndërruan jetë më 7 prill në Spitalin e Universitetit të Pensilvanisë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Binjakët Schappell shkuan përtej çdo parashikimi mjekësor që përcaktonte se ata nuk do të jetonin më shumë se 30 vjeç dhe ia dolën të jetonin mëse normalisht.

Që prej vitit 2022, ata u cilësuan si binjakët e bashkuar më të vjetër në botë. Një tjetër fakt i pazakontë për ta është se nga binjakë të të njëjtit seks, njëri prej tyre u identifikua si transgjinor në vitin 2007.

Pavarësisht se jetën e tyre e kaluan të ngjitur, kjo nuk i pengoi binjakët Schappell që të arrinin sukses dhe të ndërtonin karrierë. George gëzoi një karrierë të suksesshme si këngëtar i muzikës “country”, ndërsa Lori korrte fitore në fushën e bowling.

Binjakët më të famshëm në botë janë shfaqur po ashtu edhe në dokumentare të shumtë ku kanë folur mbi jetën e tyre. Ata jetonin në një apartament me dy dhoma gjumi në Pensilvani dhe ishin në gjendje të praktikonin hobit që preferonte secili, pa asnjë lloj pengese. Kur u pyetën nëse dëshironin të ndaheshin në një dokumentar të vitit 1997, George tha: “Absolutisht jo. Teoria ime është: pse të rregullojmë atë që nuk është prishur?”

Lori dhe George Schappell kanë lindur në vitin 1961 në Pensilvani me kafka pjesërisht të shkrira dhe enë të përbashkëta vitale të gjakut. Ata kanë lënë pas babain e tyre, 6 vëllezërit e motrat, disa mbesa e nipër, dhe një rreth të gjerë shoqëror./O.S

Të fundit

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

28 qershor 1964 Më 28 qershor 1964, aktivisti i njohur për të drejtat civile, Malcolm X, shpall krijimin e Organizatës së Unitetit Afro-Amerikan (OAAU –...

Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të...

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për...

Lajme të tjera

Web TV