I riu i dha fund jetës, BBC: Familjarët e shqiptarit duan përgjigje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alfred Dosku vdiq në spitalin Redhill, Surrey të Anglisë më 17 Nëntor të vitit të kaluar. Asokohe mediat e huaja raportuan se 38 vjeçari nga Librazhdi u gjet i varur me çarçafë në një dhomë të qendrës për emigrantë, ndërkohë që pritej deportimi i tij në Shqipëri.

Pas më shumë se 5 muajsh, BBC në një artikull të saj thotë se “familja e shqiptarit ka ende shumë pyetje pa përgjigje për rastin e tij”.

Kushërira e të ndjerit, Ledisa Dosku thotë se familja e tij thjesht do të dijë ekzaktësisht çfarë ka ndodhur. “Ai ishte shumë i zgjuar, nuk e kuptoj si ka përfunduar në qendrën e emigracionit. Herën e fundit që foli me të vëllanë ishte mirë, ishte gati të kthehej. Të bashkohej me familjen”, tha ajo.

Sipas saj, mënyra si ai vdiq ishte e pakuptimtë. Mësohet se pas dyshimeve që familjarët kanë hedhur për mënyrën se si ai ndërroi jetë, Gjykata e Horsham Corner ka nisur hetimet. Edhe ekipi i kujdesit shëndetësor që priti Doskun kur ai mbërriti në spital, do të merren në pyetje. Hetimi është planifikuar të mbyllet brenda dhjetorit 2024./F.M

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV