Kritika për të dashurën e Jeff Bezos: Veshje e papërshtatshme për në Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në darkën shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për nder të kryeministrit japonez Fumio Kishida dhe bashkëshortes së tij Yuko, ishin të ftuar ajka e shoqërisë amerikane.

Dhe në mesin e shumë emrave të pranishëm në tryezën e Joe Biden dhe zonjës së parë, Jill, ishin edhe CEO i Apple, Tim Cook, Robert De Niro me të dashurën e tij Tiffany Chen dhe, padyshim Jeff Bezos.

Ky i fundit shoqërohej nga partnerja e tij Lauren Sanchez. Zonja e tij tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve por dhe të botës virtuale. Menjëherë sa u përhapën fotot e eventit nisën dhe kritikat për veshjen e saj. Ajo kishte veshur një fustan të kuq me një dekolte të hapur.

Lauren është kritikuar nga mediat rozë të cilat shkruanin se një veshje e tillë nuk ishte e përshtatshme për të event të tillë. Edhe ndjekësit e saj e kanë kritikuar në rrjetet sociale.

‘Një fustan i tillë është i përshtatshëm për në tapetin e kuq në Oscar’- ishte një koment. ‘Fustan i bukur, por jo e përshtatshme për një darkë shtetërore në nder të Japonisë, një komb që ka një kulturë shumë konservatore’-ishte një tjetër koment./E.Ç

Të fundit

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Lajme të tjera

Web TV