Veliaj pret ministrin izraelit të Turizmit: Dënojmë fuqimisht sulmin në Izrael!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit solli në Tiranë edhe ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, i cili në përfundim të vizitës së tij një javore, u prit në takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ministri Katz u shpreh entuziast për qëndrimin e tij në Tiranë dhe vlerësoi progresin e vendit tonë në fushën e turizmit, duke shtuar njëkohësisht se në rolin e tij si ministër, do të angazhohet për një bashkëpunim sa më të frytshëm mes dy kryeqyteteve.

“Po përfundojmë 6 ditë udhëtim në Shqipëri, në Tiranë. Gjetëm një vend dhe një tokë plot me njerëz që janë të mrekullueshëm për ne, shumë mikpritës. Na bindët për të qenë ambasadorët më të mirë të Tiranës dhe Shqipërisë në Izrael. Me kapacitetin tim si ministër i Turizmit do të bëj më të mirën që të kemi më shumë fluturime direkte, që më shumë izraelitë të vijnë këtu. Siç më tha dikush në një nga vizitat e mia, ju jeni më shumë se vëllezër për ne”, u shpreh ministri izraelit i Turizmit.

Teksa vlerësoi lidhjet e forta që dy popujt dhe kombet tona kanë pasur në të kaluarën, Veliaj u shpreh krenar për një nga vlerat më shembullore që populli shqiptar tregoi gjatë Luftës së Dytë Botërore, si i vetmi vend mikpritës për popullin hebre. Ai shtoi se përtej kësaj historie të pastër humanizmi, ajo çka është më e rëndësishme është konkretizimi i këtyre vlerave, në mundësi shkëmbimesh e përvojash të ndërsjellta mes Shqipërisë dhe Izraelit.

 

 

“Na duhet të bëjmë turizëm, të shkëmbejmë me njëri-tjetrin. Vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe duke qenë se Shqipëria dhe Izraeli janë pjesë e Mesdheut, do të ishte ideale që vitin tjetër të kishim një shkëmbim të jashtëzakonshëm të kulturës dhe artit. Do të doja shumë që ta shfrytëzojmë këtë narrativë të njerëzve që bashkohen prej artit dhe për kulturën, edhe në 2025, kur Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë kontribut”, theksoi kryebashkiaku.

Lexo edhe :  11 maji/ Gonzato: Koha që qeveria të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri me dije se duke filluar nga muaji maj, do të fillojnë fluturimet direkt nga Tirana dhe Tel Aviv, gjë e cila do të mundësojë një fluks dhe një kontribut të shtuar në fushën e turizmit.

“Lajmi i mirë për të gjithë qytetarët është se duke filluar nga muaji maj, ISRAIR do të fillojë fluturimet direkt nga Tirana dhe Tel Aviv, dhe unë besoj fort që këto muaj që do të kemi këtë urë direkte, do të kemi edhe shkëmbimin më të madh të turistëve të një qyteti që e nisi si qyteti më i izoluar dhe sot ka 25% të produktit të vet, kryesisht prej industrisë së turizmit”, tha Veliaj.

Veliaj komentoi edhe ngjarjet e fundit në Izrael, duke dënuar fuqimisht sulmin e Iranit ndaj qyteteve izraelite: “Tirana kujton mirë sulmet kibernetike të Iranit që paralizuan kryeqytetin para pak kohësh, ndaj sot dënojmë fuqimisht sulmin mbi qytetet në Izrael, si një akt agresioni që rrezikon një rajon e një botë të tërë. Si 80 vite më parë, kur shpëtuam hebrenjtë, edhe sot, qëndrojmë në solidaritet me Izraelin e partnerët ndërkombëtarë që synojnë uljen e tensioneve e paqen në Lindjen e Mesme!”.

Në emër edhe të kryetarëve të bashkive në Kosovë, Veliaj u shpreh mirënjohës dhe vlerësoi faktin e njohjes zyrtare nga ana e Izraelit të Kosovës si shtet i pavarur, duke e cilësuar këtë si një angazhim të guximshëm diplomatik dhe historik për Kosovën. Në përfundim të takimit, kreu i Bashkisë së Tiranës i dhuroi delegacionit izraelit një miniaturë të Kullës së Sahatit, si një simbolikë të orës së Tiranës dhe një ftesë për t’u rikthyer e për ta vizituar më gjatë kryeqytetin shqiptar./e.t

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV