Akuza për ryshfet ish-yllit të pornos, nis sot gjyqi ndaj Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e SHBA-së që përballet me akuza penale sot, ndërsa në Nju Jork fillon një gjyq që e bën edhe më të paparashikueshme përballjen e tij me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Miliarderi republikan është planifikuar të dalë sot në orën 09:30 me orën lokale, përpara një gjykate në Manhatan për një çështje pagesash për të blerë heshtjen e ish-yllit të pornos Stormy Daniels, ditë para zgjedhjeve presidenciale 2016 që e bëri atë presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara.

Pak më shumë se tre vjet pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në kaos, Trump rrezikon teorikisht deri në katër vjet burg. Kjo nuk do ta pengonte atë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, në të cilat ai ëndërron të rimarrë vendin e Joe Biden, por do ta vendoste fushatën në një situatë krejtësisht të paprecedentë.

Nëse ai shpallet i pafajshëm, do të jetë një fitore e madhe për kandidatin republikan. “Aksionet janë shumë të larta sepse Trump dhe avokatët e tij deri më tani kanë arritur të ngadalësojnë gjyqet e tjera” në të cilat ai akuzohet për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2020 dhe keqpërdorim.

 

Kështu rasti i Stormy Daniels, i cili karakterizohet si i brishtë nga ekspertët, “mund të jetë i vetmi që do të gjykohet përpara zgjedhjeve”, shton ai. Deri në ditët e fundit avokatët shumëfishuan më kot apelimet për zvarritjen e gjykimit. Të shtunën mbrëma, në një tubim në Pensilvani, Donald Trump u shfaq edhe një herë si viktimë e persekutimit gjyqësor dhe politik./e.t

 

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV