Franca pezullon shitjen e avionëve luftarakë Rafale për Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka pezulluar shitjen e avionëve luftarakë vetëm pas pak ditësh pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç foli për një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Francës. Nga kjo marrëveshjeje Beogradi do të blinte 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale.

Sipas Rrjetit televiziv francez, Dassault Aviation, prodhuesi francez i këtyre avionëve aktualisht po refuzon të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi.

Blerja e avionëve kushton 3 miliardë euro, por Franca synon të marrë konfirmime mbi zhvillimet politike në Serbi përpara se të vulosë blerjen.

Ndërsa thuhet se Serbia po rrit blerjen e armëve, qofshin ato europiane, kineze apo ruse dhe se në dhjetë vjet, buxheti ushtarak serb është trefishuar. Që nga viti 2012 deri në vitin 2023, buxheti ushtarak serb u trefishua, duke arritur në 1.4 miliardë euro. Një vlerë e cila është më shumë se buxhetet e kombinuara të pesë vendeve të tjera të Ballkanit.

Midis 2014 dhe 2023, Serbia ka shpenzuar 2.67 miliardë euro për blerjet e armëve, në veçanti për të blerë sistemin kinez kundërajror FK-3, helikopterët rusë Mi-17 dhe Mi-35, si dhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore, Pantsir.

Afërsia me Rusinë

Megjithatë afërsia e kreut të shtetit serb me homologun e tij rus Vladimir Putin përbën një problem për Parisin. Ndërsa Serbia e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, ajo nuk është rreshtuar me sanksionet perëndimore.

Në fund të marsit, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, vizitoi Moskën, një mundësi kjo sipas diplomacisë serbe për t’i përmirësuar “lidhjet tradicionalisht miqësore midis Serbisë dhe Rusisë”.

Mbi të gjitha, blerjet nga Rusia dhe Kina nuk kanë të ndalur që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022. Në muajin shkurt, presidenti serb prezantoi me krenari blerjet e tij të fundit: Russian Repellents, një sistem anti-drone, si dhe dronët kinezë. Më tej ai premtoi se do të vinte në prodhim një dron shpërthyes të prodhuar në Serbi deri në fund të vitit 2024.

Lexo edhe :  Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

“Republika e Serbisë blen armë dhe pajisje ushtarake nga Lindja dhe Perëndimi,” tha në mars Ministria serbe e Mbrojtjes si përgjigje për një nga pyetjet nga AFP për blerjet e saj nga Rusia dhe Kina”.

Një shitje e mundshme “qesharake”

Edhe pse prej disa kohësh Franca është angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin e saj në mbrojtje me Serbinë. Një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin e mbrojtjes ekziston që nga viti 2011 dhe u ringjall nga viti 2019. Një bashkëpunim që nuk është për shijen e të gjithëve.

“Do të ishte qesharake për Parisin, nga njëra anë të përmendej dërgimi i trupave në Ukrainë dhe nga ana tjetër t’i shesë një armë jashtëzakonisht të sofistikuar njërit prej aleatëve më të afërt të Rusisë,” thotë Jasmin, studiues i shkencave politike.

Shitja e Rafale këtij aleati të Moskës “do të ishte shqetësuese, sepse do të lejonte rrjedhjen e informacionit në Kinë dhe Rusi”, thotë ai.

Syri i Serbisë është ngulur tek Kosova

Sipas letrës së bardhë të Mbrojtjes së Serbisë, botuar në vitin 2023, “sfida më e madhe e sigurisë” për Beogradin është në anën tjetër të kufirit, Kosova, një ish krahinë që u bë e pavarur në fund të një lufte të përgjakshme – 13,000 të vdekur.

Një ndër kushtet e kërkuara, presidenti francez përmendi edhe nevojën për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet me Kosovën.

Megjithatë, nëse shitja e Rafale shkon, “mund të shihni avionë luftarakë francezë të përdorur për të frikësuar Kosovën, këta avionë mund të përdoren kundër vendeve fqinje”, thotë Jasmin Mujanoviç.

Avioni, i cili hyri në shërbim në 2004 dhe synohet të fluturojë deri në vitet 2060, është maja e shtizës së eksportit të industrisë franceze të mbrojtjes. Shtatë vende kanë Rafales ose kanë lidhur marrëveshje tregtare për t’i blerë ato: Egjipti, Katari, India, Greqia, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kroacia.

Të fundit

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Lajme të tjera

Web TV