David Beckham u bën thirrje publike djemve të tij që të bëhen gati për të mbrojtur motrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

David Beckahm ka postuar një foto me të bijën Harper, e cila është tanimë një zonjushë e rritur me këtë rast, u bëri thirrje djemve të tij të bëhen gati pasi momenti kur duhet të jenë vigjilentë ndaj saj ka ardhur.

“E vogla ime është rritur. Djema bëhuni gati. Victoria, ke bërë një punë të shkëlqyer”, shkroi Beckham, në foton ku e bija i është ulur në prehër.

Komenti i Nicola Peltz ra shumë në sy poshtë postimit, ku ajo shkroi: “Shoqja ime më e mirë”.

Nga familja e famshme, Harper thuhe se është më e llastuara, si më e vogla e shtëpisë. David ka postuar shpesh me të dhe kur festoi 12-vjetorin e lindjes i dhuruan shumë dashuri dhe e çuan për një udhëtim të veçantë në “Prada Caffè”.

Beckham ka rrëfyer në një nga intervistat e tij më të hershme, se i ka rritur djemtë duke u mësuar që duhet të respektojnë gratë dhe vajzat dhe një pjesë shumë e rëndësishme në këtë pikë është fakti që është prind i një vajze, pas tre djemve të rritur./E.Ç

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV