Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitet e fundit kemi parë të famshëm që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik në moshë madhore. Së fundmi ishte vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore, Tallulah e cila zbuloi se është diagnostikuar me këtë çrregullim.

Tre vit më parë edhe aktori i Prison Break, Wentworth Miller, ka treguar se është diagnostikuar me autizëm. Ai tregoi se diagnoza zyrtare erdhi si një “tronditje” për të, edhe pse ai vetë kishte spekuluar më parë se ai mund të kishte autizëm.

Simptomat e autizmit tek të rriturit mund të shfaqen ndryshe nga fëmijët dhe shumë të rritur me kalimin e viteve kanë mësuar si të jetojnë me to.

Në shumicën e rasteve, njerëzit autikë diagnostikohen në fëmijëri, zakonisht pas moshës 4 vjeçare.

Megjithatë, disa të rritur autikë nuk diagnostikohen që në fëmijëri edhe nëse simptomat e tyre janë të rënda.

Shenjat dhe simptomat e autizmit tek të rriturit:

Vështirësi në zhvillimin e bisedës

Vështirësi në krijimin ose mbajtjen e miqësive të ngushta

Parehati gjatë kontaktit me sy

Sfida me rregullimin e emocioneve

Interes ekstrem për një temë të caktuar

Monologë të shpeshtë për të njëjtën temë

Mbindjeshmëri ndaj tingujve ose aromave që duket se nuk shqetësojnë të tjerët

Vështirësi në të kuptuarit e sarkazmës ose idiomave

Mungesa e lakimit gjatë të folurit

Interesi i kufizuar vetëm për disa aktivitete

Probleme me leximin e emocioneve tek të tjerët

Vështirësi në të kuptuarit e shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit

Vështirësi për t’u përshtatur me ndryshimin

Sjellje të përsëritura

Ankth social

Nevoja për të rregulluar artikujt në një rend të caktuar

Njerëzit autikë zakonisht nuk i kanë të gjitha shenjat dhe simptomat e mësipërme.

Lexo edhe :  Përse nuk duhet të vendosësh akull mbi lëkurën e djegur

Ata mund të përjetojnë të tjera simptoma që nuk janë në listë. Simptomat ndryshojnë nga personi në person, por edhe sipas gjinive.

Pse diagnoza mund të jetë sfiduese tek të rriturit

Simptomat mund të jenë më të buta dhe si rezultat më të vështira për t’u njohur.

Ata mund të maskojnë shenjat dhe simptomat mjaft mirë.

Hulumtimet tregojnë se një nga testet e zakonshme që diagnoztikon autizmin në moshë madhore, ADOS-2, mund të jetë i besueshëm. Por një mjek duhet të njohë simptomat e një personi në mënyrë që t’i referojë ata në testim.

Shumë mjekë mund të mos jenë të njohur me shenjat e autizmit në moshë madhore. Veçanërisht nëse simptomat e pacientit nuk janë të rënda ose nëse pacienti ka edhe shqetësime të tjera, për shembull, ankth.

Përfitimet e diagnozës

Jo çdo i rritur autik i padiagnostikuar mund të dëshirojë ose të ketë nevojë për një diagnozë.

Është e rëndësishme të respektohen nevojat dhe preferencat e individit.

Për ata që e preferojnë atë, një diagnozë mund të ofrojë disa përparësi.

Diagnoza mund të japë një shpjegim për sfidat që mund të përjetojë një individ autik.

Mund t’u japë anëtarëve të familjes, miqve dhe kolegëve një kuptim më të mirë të autizmit.

Mund të hapë akses në shërbime dhe përfitime, duke përfshirë në vendin e punës ose mjediset arsimore.

Mund të zëvendësojë një diagnozë të gabuar./E.Ç

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV