Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një projekt ambicioz, investim 3 milionë euro, synon një shndërrim të standarde në universitetin Bujqësor të Tiranës. Për të realizuar këtë projekt do të ndihmojë një prej universiteteve më të mira në Evropë për bujqësinë, BOKU në Vjenë. Për firmosen e marrëveshjes nga Tirana drejt kryeqytetit austriak ishin ministret Manastirliu dhe Denaj.

“Sot shënojmë një moment historik me nënshkrimin për herë të parë të një marrëveshjeje të tillë mes ministrive të Arsimit dhe Bujqësisë të dy vendeve tona, me qëllim për të transformuar dhe modernizuar Universitetin e Bujqësisë të Tiranës, duke standardizuar kurrikulën, përmirësuar kërkimin shkencor, themeluar programe të përbashkëta, me synim diplomat dyfishe me Universitetin BOKU të Vjenës, si rezultat final i kësaj marrëveshjeje”, tha Manastirliu.

“Është një mundësi fantastike për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të cilët duan të studiojnë në këtë fushë, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht për të krijuar një potencial të ri në atë që është politikëbërja”, tha Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj pas në shkrimit të marrëveshjes.

Marrëveshja, e konsideruar nga pala shqiptare si një gur kilometrik për ndërkombëtarizimin e universiteteve, u firmos nga 2 ministrat federalë austriak, ai për arsimin dhe bujqësinë.

“Kjo marrëveshje përcakton kuadrin e politikave për një projekt mjaft ambicioz bashkëpunimi midis Universitetit BOKU të Vjenës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës”, tha Ministri Federal i Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit Shkencor të Austrisë Prof. Martin Polaschek, në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të organizuar në Ministrinë e Arsimit të Austrisë.

“Është një mundësi fantastike për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të cilët duan të studiojnë në këtë fushë, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht për të krijuar një potencial të ri në atë që është politikëbërja”, tha Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj pas në shkrimit të marrëveshjes.
“Ky është një tjetër hap për të mbështetur Shqipërinë në procesin e saj të integrimit në BE”, tha Norbert Totschnig, Ministër Federal i Bujqësisë i Austrisë.

Lexo edhe :  Parkimi i madh në QSUT/ Hapet kantieri, Rama dhe Koçiu inspektojnë punimet

Marrëveshja e firmosur sot në Vjenë i hap rrugën reformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës sipas standardeve të Universitetit BOKU të Vjenës, një prej universiteteve më të mira europiane në fushën e zhvillimit bujqësor, ushqimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Për UBT do të fillojë një proces transformimi rrënjësor, duke nisur nga rishikimi i programeve, kurrikula, trajnimi i stafit akademik, tek hapja e mundësive të reja të kërkimit shkencor dhe invacionit.

Në 4 vite synohet të përmbushet transformimi i plotë i Universitetit Bujqësor në parametrat e BOKU, për ta kthyer UBT në një qendër ekselence për rajonin. Marrëveshja mbështet transformimin e UBT me financim rreth 3 mln euro, ku përmes programit të ndërkombëtarizimit, qeveria shqiptare do të financojë 1,9 mln euro.

Katër objektivat kryesorë të këtij memorandumi janë: Programe studimi si universitetet europiane; Nivel i ri i kërkimit shkencor; Transferimi i njohurive dhe transformimi i UBT në një qendër ekselence për rajonin.

Me këtë marrëveshje synohet reformimi total i ofertës akademike për të ofruar programe studimi ndërkombëtare dhe të orientuara nga tregu i punës; Programe master në gjuhën angleze  të njëjta me Universitetin BOKU; Shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve; riorganizimin e njësive të kërkimit shkencor; digjitalizimin; ndërkombëtarizimin e programeve të studimit si dhe riorganizimin institucional të UBT sipas përvojës së BOKU./E.T

Të fundit

Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?

Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë aplikacionin e mediave...

Zbulohet luksi spektakolar i të pasurve në qytetin e lashtë të Pompeit

Në qytetin e lashtë romak të Pompeit, në Itali – arkeologët kanë zbuluar një banjë private luksoze – potencialisht më e madhja e gjetur...

“Diaspora, potencial votash”/ PS, një makineri që ka ndezur motorët prej kohësh

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se diaspora ka potencial votash dhe sipas sondazheve, mazhoranca ka rezultate të mira. Në një intervistë në ABC...

Feride Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025. Nominimin e...

17 Janari, katolikët dhe ortodoksët festojnë Shën Antonin,shenjtin e mbrojtës së kafshëve

Për besimtarët e krishterë katolikë dhe ortodoksët, 17 janari është dita e Shën Antonit Abat, shenjt patron dhe mbrojtës i kafshëve. Në katedralen e...

Lajme të tjera

Web TV