Ndalimi i qytetarëve të Kosovës/ Von Cramon thirrje Beogradit:Ndaloni së turpëruari veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar në lidhje me bllokimin e autobusëve nga Serbia në kufirin me Kroacinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Von Cramon shtoi se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe duhet të lejojë menjëherë kalimin e qytetarëve që kanë pasaportën e Kosovës.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe t’i lërë qytetarët që posedojnë letërnjoftimin/pasaportën e Kosovës të kalojnë menjëherë kufirin! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar Cramon “X”.

Një hap i tillë nga Serbia vjen pasi ditën e djeshme në Asamblenë e Këshillit të Europës u votua pro anëtarësimit të Kosovës në KiE./E.T

Të fundit

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

Lajme të tjera

Web TV