Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham duket se fshihet uthulla e mollës.

Ish-ylli i “Spice Girl” zbuloi se e nis çdo ditë me disa lugë uthull molle. Sipas Victoria Beckham, kjo pije e mrekullueshme e ndihmon atë të qëndrojë e dobët dhe në formë. Dhe shkenca duket se e vërteton një gjë të tillë.

Studimet e fundit në fakt kanë ofruar disa prova për të mbështetur këtë teori; duke zbuluar se kur njerëzit mbipeshë merrnin vetëm një sasi të vogël uthull molle çdo ditë, pas tre muajsh humbën deri në 6 kg.

Shkencëtarët supozojnë se mund të ndikojë në metabolizmin, duke vepruar në enzimat e përfshira në tretje dhe duke rritur hormonet që lidhen me ngopjen. Në studimin e botuar në revistën BMJ Nutrition, Prevention and Health, studiuesit zbuluan se pas 12 javësh, ata që merrnin uthull musht panë humbje peshe të krahasueshme me atë të njerëzve që merrnin ilaçe kundër obezitetit.

Nëse konfirmohen këto studime, Victoria Beckham, si dhe fansa të tjerë të famshëm të uthullës së mollës si Jennifer Aniston, janë një hap përpara këtij trendi.

Megjithatë, ndërsa disa ekspertë janë entuziastë për përfitimet e mundshme, të tjerët janë më të kujdesshëm. Disa shkencëtarë kanë shprehur shqetësime për numrin relativisht të vogël të kampionit të përdorur në studime dhe vlefshmërinë e testeve statistikore të përdorura.

Shkurtimisht, duket se nevojiten më shumë kërkime përpara se të shpallim uthullën e mollës si trendin më të fundit të humbjes së peshës./E.Ç

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV