“Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet”, Shehi zbulon skenarin e ndërkombëtarëve

Dashamir Shehi i fruar në një studio televizive, deklaroi se opozita shqiptare mund të vijë në pushtet vetëm përmes figurave të reja, duke shtuar më tej se Ramën do e rrëzojë populli dhe ndërkombëtarët.

Po ashtu Shehi theksoi se qeveria aktuale do të mbyllë mandatin në 2025-ën, pasi sipas tij kryeministri nuk ka çfarë të sjellë ndryshe në vend.

“Rama është më i dobët se kurdoherë, do të largohet këtë herë. I ka bërë ditët e veta. Besoj se çfarë ka thënë edhe raporti i DASH, mjaft realist, Amerika e njeh mirë politikën shqiptare. E mira e opozitës është të gjejë një grup dhe trajektore të re. 

DASH po ashtu ka folur për Berishën dhe Metën, opozita ta gjejë trajektoren e vetë, që të vijë në pushtet. Rama nëse ka bërë qeverisje të mirë të qëndronte, por është i korruptuar. 4 ministra në burg, 4 në arrati, po të gërmosh gjen dhe më shumë. Këta bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe nuk dinë gjë. Ky sistem është i korruptuar dhe duhet të ikë. Populli dhe ndërkombëtarët do ta rrëzojnë. Meta dhe Berisha nuk e rrëzojnë, populli duhet të gjejë njerëz dhe figura të reja edhe me mbështetjen e opinionit ndërkombëtar”, tha zoti Shehi./e.t