Aktorja e humorit: Në Shqipëri po s’pate të dashur drejtorin, mbetesh pa punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e humorit, Renada Caci dhe moderatorja Daljana Sejdia janë përfshirë në një diskutim mbi faktin se sa e rëndësishme është të qenurit i/e bukur për t’u pranuar në ekranet shqiptare, gjatë një emisioni të disa kohëve më parë.

Aktorja u shpreh se “bukuria në Shqipëri të hap rrugë”, ndërsa theksoi se për të qenë pjesë e ekranit duket patjetër të kesh 13 kg silikon në buzë dhe të kesh hequr nja 13 brinjë për të zvogëluar belin. Natyrisht, shpesh edhe drejtorin apo pronarin dashnor.

Por me këtë arsyetim, nuk ra dakord moderatorja sportive, e cila u shpreh se “në ekran ka vend për të gjithë, jo vetëm për vajzat e bukura”.

Renada Caci: Bukuria në Shqipëri të hap rrugë, duhet të kesh buzë të fryra dhe sy bojë qielli që të jesh aktore kryesore në një film. Shyqyr nuk jam moderatore sepse duhet të isha patjetër një super yll që të isha moderatore shumë e mirë.

Daljana Sejdia: Jo, mendoj se ka vend për të gjithë në ekran, jo vetëm për vajza të bukura

Renada Caci: Është bërë bozë ky kriteri kohët e fundit që një femër pa hequr nja 30 brinjë anash dhe pa formuar bel, pa pasur 13 kg sikolon në buzë nuk mund të jetë një moderator, pa i vënë gishtin askujt. Ka zënë frikshëm tregun. Moderatoret duhet të jenë patjetër të bukura.

Daljana Sejdia: Kemi një lloj diversiteti, nuk bie dakord me të

Renada Caci: Sot janë futur rëndom dhe frikshëm klikimet.

Daljana Sejdia: Nuk jemi televizion rumun ose bullgar, ka një standart të bukurisë për vajzat dhe janë shumë të ekzagjëruara në ndërhyrjet kirugjikale. Kurse ne kemi vend për të gjithë.

Lexo edhe :  “The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Renada Caci: Ti shikon artiste dhe moderatore shumë të talentuara që rrinë në shtëpi dhe na shikojnë nga ekrani

Daljana Sejdia: Nuk është standart vetëm bukuria, por meritokacia që në vendin tonë mungon.

Renada Caci: 30% meritokraci ka mbetur këtu./E.Ç

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV