6 këshilla se si të gjeni punën që ju bën të lumtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lumturia është diçka që ne të gjithë e dëshirojmë dhe e meritojmë në vendin e punës, por jo gjithmonë e mbërrijmë si gjendje. Mes angazhimeve të shumta, vështirësive, kolegëve apo shefave që ndërrohen shpesh, na del detyrë që të gjejmë ekuilibrin e duhur për të bërë punën tonë sa më produktive, por njëherësh të ndihemi mirë me çdo element në ambientin ku punojmë.

Por, sipas ekspertëve këto janë faktorët që ndikojnë në nivelin e lumturisë në punën tuaj për t’u ndjerë mirë dhe të përmbushur.

#1 Kërkoni kulturë

Kultura juaj mund të jetë e ndryshme nga ajo e të tjerëve, prandaj kushtojini vëmendje detajeve nëse ndiheni të lidhur me qasjen dhe standardin e kompanisë ku punoni.

#2 Lidhuni me kolegët

Një nga faktorët që nxit lumturinë është pikërisht ky. Respektoni kolegët, vlerësojini ata, sigurisht nuk ju kërkohet që të krijoni miqësi të ngushtë, por niveli i respektit ndikon në gjendjen tuaj të lumturisë.

#3 Synoni angazhime të reja

Një mënyrë tjetër për të gjetur lumturinë në punë është të kërkoni punë dhe angazhime jashtë profilit tuaj, për të krijuar idenë se keni kuriozitet dhe kreativitet dhe kjo është një gjë që vlerësohet në kompani të ndryshme.

#4 Krijoni raporte me drejtuesit

Një faktor tjetër që ndikon në lumturinë tuaj në punë është raporti që krijoni me eprorët, energjinë dhe frymëzimin që merrni nga ata për t’u motivuar edhe më shumë në punën e përditshme.

#5 Ndani përgjegjësitë

Duke ndjekur nivelin e përgjegjësive dhe ndarjen e detyrave, ju kanalizoni punën dhe objektivat tuaja. Kësisoj, ju ndikoni pozitivisht në profilin dhe lumturinë në ambientin e punës.

Lexo edhe :  Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

#6 Kërkoni punë me përgjegjësi

Një tjetër çelës për lumturinë është të ndjeni që puna juaj ka rëndësi. Vlerësoni rolin në kompani, angazhimin dhe përgjegjësitë për t’u ndjerë të plotësuar./E.Ç

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV