Justin Bieber shqetëson fansat, shfaqet i përlotur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli 30-vjeçar i popit Justin Bieber u shfaq në mediat sociale me një sërë fotografish, duke filluar nga pamja e tij befasuese në Coachella deri te disa selfie të zymta të tij ku ai shihej duke qarë.

Pama e tij e përlotur bëri që fansat të vërshonin me mesazhe shqetësimi dhe mbështetjeje, duke pyetur nëse thashethemet për një ndarje martesore me gruan Hailey Bieber mund të jenë të vërteta.

“Pse po qan, Justin, ne jemi këtu për ty vëlla; je mirë vëlla?”, ishte vetëm një nga komentet. Pavarësisht zhurmës së vazhdueshme rreth marrëdhënies së tyre, çifti është përballur me thashethemet e ndarjes me Hailey-n shpesh duke i shuar aludimet.

Edhe këtë herë, Hailey ka zgjedhur që të komentojë në postimin ku ai shfaqet i përlotur me një emoji duke qarë, si një mbështetje ndaj partnerit të saj dhe përpjekje për të shuar aludimet e ndarjes./E.Ç

Të fundit

Tërmeti shkakton shembjen e minierës në Kili, viktima dhe të zhdukur

Një minator ka vdekur, pesë janë të zhdukur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një tërmet me...

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Trump, tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, kush janë vendet e prekura të Ballkanit

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Ai ka...

Kroacia feston 30-vjetorin e çlirimit! Parada në Zagreb: Armë të reja, dilema të vjetra

Në ditët në vijim, Kroacia do të festojë 30-vjetorin e operacionit të saj ushtarako-policor “Stuhia” (Oluja), duke përfshirë një paradë ushtarake, ose më saktë...

Berishës duhet t’ia rrëmbesh PD, ndryshe kjo parti s’ka asnjë shpresë

“Partia Demokratike në këto tre dekada ka treguar të gjithë variantet e saj mundshme”, kështu u shpreh juristi i njohur Indrit Sefa, në studion...

Lajme të tjera

Web TV