“Nuk do të kem kurrë Tik Tok”, Jennifer Aniston tregon përse është kundër rrjetit social

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Jennifer Aniston pranon se ka gjëra më të mira për të bërë sesa të kalojë orë të tëra duke lundruar në TikTok. Edhe pse ylli i “Friends” iu bashkua zyrtarisht Instagramit në vitin 2019, asaj i pëlqen t’i mbajë mediat sociale larg vetes.

“Unë nuk kam TikTok, as nuk do ta kem kurrë.” tha ajo për “Entertainment Tonight” në një intervistë të re. “Nuk do të përdor diçka që do të shkatërrojë jetën time apo të dikujt tjetër.”

“Ky rrjet social mund të të thithë dhe të bën të humbësh orë të tëra nga jeta jote,” tha ajo.

Megjithatë, aktorja 55-vjeçare vuri në dukje se ka edhe disa përmbajtje në internet që ajo thjesht nuk dëshiron t’i shohë.

“Unë nuk mendoj se ne jemi krijuar për të marrë sasinë e informacionit me shpejtësinë që bëjmë këto ditë,” shtoi ajo. “Unë thjesht nuk mendoj se është mirë për ne. Nuk mendoj se është e shëndetshme.”

Ajo gjithashtu fajëson shumë sëmundjet mendore që fëmijët vuajnë ditët e sotme në përdorimin e mediave sociale, duke shpjeguar se adoleshentët vazhdimisht krahasojnë jetën e tyre me atë që shohin në internet./E.Ç

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV