E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën e saj pasi u zgjua në një fluturim të Delta Air Lines nga Puerto Vallarta, Meksikë, në Seattle, sipas dokumenteve të gjykatës federale të marra nga FOX 10 .

Në dokument thuhej se kur u zgjua vajza, nëna i bërtiti asaj “mbylle gojën”, ku pasagjerët e tjerë i erdhën në mbrojtje vogëlushes. Nëna më pas u tha pasagjerëve që të shihnin punën e tyre dhe mos ngatërroheshin me të.

Fëmija zgjoi Mistlerin, e cila më pas u kthye dhe dyshohet se e shkelmoi fëmijën. Në një moment tjetër gjatë fluturimit, një dëshmitar tha se nëna e ka shkundur fëmijën “si një kukull lecke”, thanë autoritetet. Thuhet se Mistler vazhdoi abuzimin e saj ndaj vajzës gjatë gjithë fluturimit.

Mistler u arrestua nga oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit kur avioni u ul më 1 maj. Vajza e saj kishte disa mavijosje, sipas prokurorëve.

“Edhe për standardet e tmerrshme të rasteve të abuzimit të fëmijëve, kjo është tronditëse”, shkruan prokurorët në kallëzimin penal.

“Është gjithashtu hera e dytë në gjashtë muaj që Mistler akuzohet për rrezikimin e fëmijës së saj”.

Mistler në dhjetor dyshohet se mori vajzën e saj me vete ndërsa ajo grabiti shtëpinë e nënës së saj dhe preu çau gomat e automjetit të saj. Vajza e Mistler ndodhet tek një një familjar, ndërsa nëna akuzohet për dhunë./e.t

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV