Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për diteat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezeve dhe proteinave që trupi mund të marrë prej tyre.

Veza është një burim i pasur i proteirnave, acidit folik dhe vitaminës B12, të cilat mund t’i japin trupit një numër të madh të elementeve ushqyes.

Ky artikull do të shqyrtojë përfitimet dhe sfidat e përfshirjes së vezeve dhe proteinave të tyre në dietat tona si një burim parësor ushqimi.

Çfarë është dieta e vezëve?

Dieta e vezeve përshkruan një plan ushqimor të përqendruar rreth vezëve. Kjo është një mënyrë e re për të humbur peshë duke përdorur ushqime bazuar në një nga mënyrat më të zakonshme të të ngrenit siç janë vezët e pules. Ky program është një plan me kalori të ulëta,përmban pak karbohidrate dhe me sasi të larta të proteirave, i projektuar për të ndihmuar në humbjen e peshës në mënyrë të shpejtë, pa humbur masën muskulare. Duke qenë se dita e vezeve është një plan me kalori të ulët dhe karbohidrate të pakta, mund të ndihmojë në humbjen e peshës në mënyrë relativisht të shpejtë. Për disa, mund të jetë një mënyrë efektive për të filluar një program humbjeje peshe, por për të tjerët, mungesa e lirshme në ushqim dhe monotonësia e dietës mund të jenë sfiduese.

Çfarë përmban dieta e vezëve?

Dieta e vezeve nuk është një plan formal diete apo ushqyerje i përcaktuar në një libër aponjë vakt që mund ta blini në restorant. Megjithëse ka shumë versione të kësaj diete, ajo konsiston në përfshirjen e 1 veze në ditë në vaktet tuaja ose në ushqyerjen vetëm me vezë të ziera.

Lexo edhe :  Shkenca ka një shpjegim për dhimbjen e kokës nga vera e kuqe

Në të gjitha variantet, do të hani tre vakte në ditë duke përjashtuar ngrënien ne mës të vakteve dhe do të pini vetëm ujë. Të gjitha llojet e dietave me vezë kërkojnë që veza të jetë pjesë kryesore e vakteve tuaja. Përveç saj ju mund të përfshini mish pule, peshk dhe perime të ziera të cilat nuk përmbajnë karbohidrate.

Çfarë Thonë Ekspertët

Sipas ekspertëve, vezët janë si një thesar i vogël duke ofruar proteina, kolinë, vitaminë D, lutein dhe shumë vlera të tjera. Megjithatë, dieta e vezëve në përgjithësi është e varfër në karbohidrate, gjë që mund të çojë në rritjen e ndjenjës së urisë. Po ashtu, konsumimi i  ushqimeve të njëjta çdo ditë mund të bëhet i mërzitshëm.

Edhe pse dieta e vezëve mund të jetë një mënyrë e shpejtë për të humbur peshë, është e rëndësishme të konsultoheni me ekspertë në fushën e nutricionizmit përpara se të filloni një regjim të tillë./    S.M