Gabimet që nuk duhet t’i bëni kur po martoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitet e fundit, dasmat, ceremonitë apo eventet e ndryshme, po organizohen nga kompani të posaçme që marrin përsipër gjithçka, nga dekori i ambientit deri tek servisi i pjatave që shkon me ngjyrën e luleve në tavolinë. Në këto kushte duket e pamundur të gabosh, por disa nuse tregojnë për gabimet që nuk duhet të bëni një ditë përpara dasmës.

Mos i stiloni flokët tek një person, punën e të cilit nuk e keni parë më parë. Sot është shumë e thjeshtë të shohësh sesi një parukier apo artist grimi punon, falë fotove në rrjetet sociale.

Nëse e njihn veten që djersini shumë, sigurohuni që modeli i flokëve të jetë i kapur. Në këtë mënyrë flokët nuk do t’ju bezdisin duke ju rënë mbi supe. Stilimi me kurorë apo gërshetat, janë gjithnjë modele shumë të pëlqyera për nuset.

Thuajini grimieres se çfarë ju shkon! Ju jeni lyer për vite me rradhë dhe grimin e ditës së dasmës po ia besoni dikujt që ju sheh për herë të parë. Nuk është turp t’i thuash grimieres se çfarë ngjyrash nuk ju shkojnë, apo si do të donit të lyheshit.

Mos bëni asnjë trajtim estetik një javë para dasmës. Asnjëherë nuk i dihet si mund të shkojë trajtimi dhe ju nuk do të dëshironit që në ditën e dasmës të kishit shenja në trup apo fytyrë. Madje dhe pushin e fytyrës duhet ta hiqni një jave para në mënyrë që nëse ju shfaqen puçrra të vogla ato të zhduken për 7 ditë.

Mos i lini të gjitha për ditën e fundit! Manekyrin mund ta bëni disa ditë para, madje dhe lyerjen e flokëve!/E.Ç

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV