Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi u ka kërkuar palëve kryesore politike që të dakordësohen mes tyre deri në korrik për modulin e votimit të emigrantëve. Përfaqësuesi i PD-së së Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, shprehet se KQZ-ja duhet të ketë rol kryesor në procesin e votës së diasporës, duke përjashtuar “çdo formë tjetër” të menaxhimit nga institucionet nën ndikimin e qeverisë.
Vota e Diasporës duket sikur është vendosur në shina kompromisi mes të majtëve dhe të djathtëve që e kanë kërkuar me ngulm. Dje në tryezën e dialogur janë ulur dy forcat e mëdha politike si dhe kryetari i Komsionit Qendror Zgjedhor, Ilirian Celibashi ku kanë dhënë mendimet e tyre se si mund të votohet nga jashtë vendit. Megjithëse nuk dihet se çfarë do të ndodhë, Celibashi ju ka vënë një kohë limit për të draftuar nismën e Rithemelimit. Takimi që u bë me dyer të mbyllura u zbulua jashtë nëpërmjet reafimit të Oerd Bylykbashit dhe më pas të Iliran Celibashit, kryetari i Komisionit Zgjedhor. Bylykbashi u shpreh se vota e diasporës duhet të bëhet realitet në vitin 2025, duke propozuar që regjistrimi të bëhet ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe votimi me postë private. “Opozita kërkon që filtri qeveritar i së drejtës së votës së diasporës të zhduket. Ne kërkojmë që KQZ që ka balancat e nevojshme dhe që do të shtohen sa na përket ne është një institucion që garanton më mirë këtë të drejtë dhe mbi të gjitha të shtrihet sa më gjerë”, tha Bylykbashi. Ndërsa e ka cilësuar qesharake numrin e votuesve që marrin pjesë jashtë në votim. “Sipas Ministrisë së Brendshme kanë të drejtë të votojnë vetëm 18 mijë shqiptarë nga ndoshta 1 milion e 800 mijë shtetas me të drejtë vote jashtë Shqipërisë. Ne diskutuam edhe mundësinë e votimit me postë ku kërkesa jonë është që të jetë një mekanizëm votimi me postë i besueshëm për palët, nëpërmjet një poste ndërkombëtare që posta të garantojë që fleta e votimit të vijë drejtpërdrejt në KQZ pa kaluar nga posta shtetërore e kontrolluar nga qeveria.”, tha Bylykbashi. Palët i kanë lënë afat vetes që deri më 1 korrik të kenë gati dokumentin e dakordësuar në formën e projekt-ligjit për ta dërguar në Kuvend për votim.
Ilirian Celibashi
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se koha për zbatimin e votimit nga jashtë është drejt limiteve. Sipas tij, shtyrja e ndryshime ligjore përtej këtij sesioni parlamentar do ta pamundësonte procesin. “Në këtë takim me grupin negociator që çdo ditë që kalon e vë seriozisht në rrezik realizimin e votës së diasporës dhe nëse ne nuk do t’’i kemi rregullat për votimin nga jashtë brenda këtij sesioni të Kuvendit, për fat të keq thuajse me siguri absolute votimi nga jashtë nuk mund të realizohet në zgjedhjet e vitit 2025. Ajo çka unë propozova është që të jetë KQZ, ajo që administron kërkesat e atyre votuesve që duan të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Pra të gjithë këtë proces ta administrojë nga fillimi deri në fund institucioni i KQZ-së.”, është shprehur Celibashi. Sipas Celibashit votimi mund të kryhej edhe nëpërmjet internetit ose me postë. Celibashi tha se ka propozuar që KQZ të administrojë kërkesat e votuesve që votojnë jashtë Shqipërisë. Mendoj që votimi të kryhej ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë elektronike. Nuk mendoj se është votimi më postë. Si zgjidhja më e mirë një tjetër opsion ku fleta e dërgimit mund të dërgohet në mënyrë elektronike me postë. Kjo është çështje teknike, është zgjidhje që bazohet në interesin e palëve të partive politike. Për ta zhvilluar në gjithë territorin e vendit votimin elektronik, çdo ditë që kalon mendoj se është thuajse e pamundur që votimi elektronik të zhvillohet në gjithë territorin e Shqipërisë.’- tha Celibashi pas takimit.
Votimi elektronik
Ilirian Celibashi, i pyetur për votimin elektronik, tha se është thuajse e pamundur që të zhvillohet në të gjithë territorin e Shqipërisë. “Palët janë angazhuar seriozisht për këtë çështje. Ka interes dhe ka vullnet për të gjetur nëj zgjidhje lidhur me këtë çështje. Ata donin të dinin mënyrën si do të regjistroheshin ata që duan ta ushtrojnë këtë të drejtë. Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që unë propozova është të jetë KQZ i cili administronim kërkesat e votuesve që duan të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Adresuam pyetjet për çështje të ndryshme”, tha Celibashi.