Vendimi/ SPAK mban Berishën brenda, ka thyer tre herë masën e sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorët e posaçëm kanë konstatuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar nga gjykata pasi ka lejuar persona të tjerë në banesën e tij në kundërshtim me vendin e gjykatës. Tre raste ka konstatuar SPAK në thyerrje të masës së sigurisë

 

SPAK ka vlerësuar se ish- kryeminitri Sali Berisha i cilli ka një mase sigurie “arrest shtëpie” e ka shkelur atë, duke u takuar me persona jo familjarë të tij. Në dy raste ish kryeministri ka shkelur urdhrin e gjykatës për të mos kontaktuar me askënd përpos anëtarëve të familjes. Në seancën e së martës, prokurorët kundërshtuan kërkesën e avokatëve të Berishës për ndryshimin e masës së sigurisë pasi ish-kryeministri dhe dhëndrri i tij Jambarër Malltezi vijojnë të thyejë masën e sigurisë. Sipas SPAK, Berisha që po mbahet i izoluar në banesë, ka të njëjtat rregulla si çdo qytetar që mbahet i izoluar në qelitë e paraburgimit dhe për këtë nuk i lejohet të komunikojë apo takojë persona të tjerë përveç rrethit të ngushtë familjar që jetojnë në të njëjtën banesë me të. Prokurorët e SPAK, dorëzuan në gjykatë materialet e publikuara në media për takimet e Berishës me gazetarin e Rai-t dhe ish-eurodeputetit gjerman, Elmar Brok duke nënvizuar Berisha vijon të mos respektojë vendimi i masës së sigurimit. Si shembull të tretë të shkeljes së urdhrit të gjykatës SPAK parashtroi futjen e mjeteve teknike në banesë përmes të cilave realizohen fjalimet, duke provuar se ish funksionari po monitorohet nga prokurorët e Posaçëm. Por për avokatin, i cili kërkoi ndrshimin e masës së sigurisë tha se Berisha nuk e ka shkelur dhe as ka dalë nga apartamenti i tij. “Berisha ka që në 30 dhjetor që nuk ka dalë nga dera, këta thonë që ka thyer masën. Lajthitja e SPAK është e tillë që arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e kryetarit të opozitës. Regjim putinist. Berisha thonë futi teknikë në shtëpi, ka takuar Brook dhe Rai3, ligji e lejon, nuk  e ndalon një gjë të tillë”, tha avokati Genc Gjokutaj. Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka për të disatën herë rrëzoi ndryshimin e masës ndaj ish kryeministrit dhe dhëndërrit, që të dy nën arrest shtëpie për llogari të dosjes Partizani. Megjithatë SPAK nuk kërkoi ashpërsim të masës për Berishën, por vetëm rrefuzoi lirimin nga arresti shtëpiak. Në fund gjykata la të pa ndryshuar masën për Berishën dhe Malltezin që akuzohen për korrupsion e pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Biznesmeni Fatmri Bektashi gjithashtu nën hetim vijon nën masën e detyrimit me paraqitje dhe nuk e ka apeluar masën, po ashtu i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Lexo edhe :  Rama mbyll fushatën/ Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane!

 

Të fundit

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në...

“Investoni në një Evropë të Lidhur”/Ja data kur do të mbahet Samiti Ekonomik Ndërkombëtar

Një takim që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi, dhe krerë shtetesh do të mbahet në...

BSH: Fitimet e bankave arritën mbi 3.47 mld Lekë

Fitimet e bankave në Shqipëri vijojnë të rriten me ritme të larta, duke reflektuar një situatë të favorshme financiare për sektorin financiar. Sipas të dhënave...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu shqiptar plagos oficerin e policisë në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

E surpriozi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP/ Nur zbulon marrëdhënien me Djonisin

Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi fermë dhe hodhi trëndafila për konkurrenten Nur. Ky...

Lajme të tjera

Web TV