Zemra e shqipes dykrenore nga koleksioni i Edi Ramës stampohet në ambalazhet e”Coca-Cola”

Në kuadër të 30-vjetorit të kompanisë “Coca-Cola” në Shqipëri, në kanaçen 330 ml është stampuar zemra e shqipes dykrenore, dhuruar nga kryeministri Edi Rama prej koleksionit të tij të pikturave.

Rama ishte po ashtu i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së kompanisë italiane në Tiranë.

Ai theksoi se ardhja e “Coca-Cola”-s në vitin 1994 u konsiderua edhe si një lajmëtare e lirisë së vendit dhe dallandyshja e parë e kapitalizmit në Shqipëri./    S.M