Sara Gjordeni habit me deklaratën: Jam në një proces gjyqësor me dy persona

Dje ishte finalja e Big Brother dhe të pranishëm ishin edhe ish banorët. E intervistuar para hyrjes në skenë Sara Gjordeni ka bërë një deklaratë të fortë.

E pyetur nga Elios Shuli se nëse do të ketë një përballje ligjore mes saj dhe Bardhit me ndonjë nga banorët ose persona të tjerë publik, Sara Gjordeni u shpreh:

A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë?

Për kë?

Aktualisht jam me dy persona me fillimet e një procesi gjyqësor. Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin. Njerëz me të cilët unë kam punuar.

A do t’i zbuloje?

Jo, absolutisht jo. Por ka njerëz që e kanë tepruar jashtëzakonisht shumë./E.Ç