Selena Gomez: Kisha në plan të birësoja një fëmijë përpara se të lidhesha me Benny Blanco

Selena Gomez po planifikonte të bëhej nënë përpara romancës së saj me Benny Blanco.

Aktorja 31-vjeçare zbuloi se kishte bërë plane për të adoptuar një fëmijë në moshën 35-vjeçare.

“Isha beqare për pesë vjet dhe u mësova vërtet me këtë gjë”, tha ajo për Time. “Shumë njerëz kanë frikë nga të qenit vetëm dhe unë ndoshta e kam torturuar veten në kokën time për dy vite vetëm, dhe më pas e pranova disi.”

Gomez tha se ajo kishte planifikuar të adoptonte në moshën 35-vjeçare një fëmijë nëse “nuk do lidhej me askënd”. Megjithatë, kur miqësia e saj me producentin 36-vjeçar u kthye në romantike, planet e saj ndryshuan.

“Kjo thjesht ndodh kur ju më së paku e prisni,” tha ajo.

Blanco është gjithashtu i hapur për të krijuar një familje me Selenën. Në fillim të këtij muaji, kompozitori tha se qëllimi i tij ishte të kishte fëmijë me Gomez.

“Ky është qëllimi im i radhës” rrëfeu ai në “The Howard Stern Show”./E.Ç