Si të largoni celulitin me disa hapa natyralë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve mjekësore e rëndësishme është mirëmbajtja e trupit në çdo kohë me metoda natyrale për të reduktuar celulitin, i cili formohet kur qelizat e trupit që magazinojnë dhjamin e mbledhin atë në mënyrë jo të rregullt, duke formuar kështu toptha dhjami.

Më poshtë do të gjeni mënyrat më të sigurta të reduktimit të celulitit:

Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës ndaj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eliminuar edhe toksinat në trup. Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, ju këshillon të konsumoni rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon

Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrirjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjes apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil

Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuar në pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në tharjen e celulitit nga trupi.

Vitaminat

Çfarë të hani për të zhdukur celulitin?

Ju duhet një listë ushqimesh e vitaminash të cilat do të kujdesen për trupin tuaj. Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi. Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe stimulon shkrirjen e dhjamit.

Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në eliminimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve. Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eliminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë. Ushqimet që duhet të evitoni nëse keni celulit janë ushqimet e pasura me karbohidrate apo ato shumë të procesuara.

Lexo edhe :  Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Kafe me limon

Merrni llumin e kafesë dhe bashkojeni me pak lëng limoni. Përzieni lëngun e kafesë me lëngun e limonit dhe lëreni të pushojë rreth 10 minuta. Më pas filloni të masazhoni lëkurën me kujdes me lëvizje rrethore.

Sasinë e kafes mund ta vendosni në bazë të pjesës së trupit që do të masazhoni. Mund të përdorni dy apo tre lugë gjelle llum kafeje dhe një lugë lëng limoni. Bëjeni këtë trajtim tre herë në jave gjatë dushit dhe më pas shpëlani lëkurën me ujë të bollshëm.

Ushtrimet fizike të paktën një herë në javë, do t’ju ndihmojnë për një trup më të formuar dhe më të shëndetshëm./E.Ç

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV