Deklarata konfuze e Selena Gomez-it: Nuk kam shoqe, vajzat janë të këqija

Selena Gomez ka zbuluar se ka më shumë shoqëri me njerëzit e qetë.

Këngëtarja e “Love On”, 31-vjeçare pranoi se njerëzit me të cilët është e afërt nuk u intereson fama e saj.

“Është klishe, por vajzat janë të këqija, – tha Gomez për “The Time”. – Ndihet njëfarë gare e çuditshme kur je mes vajzave të bukura dhe kjo më konfuzon.”

Aktorja e “Only Murders in the Building” zbuloi se shoqëria e saj e ngushtë përfshin një drejtor kasti, një producent dhe një agjent imobiliar.

Gjithashtu, preku pak temën e vetmisë dhe pranoi se është “e vështirë” ta kalosh.

“Mund të jesh mes një turme njerëzish dhe prapë të ndihesh vetëm. Po punoj ende për këtë”, – tha dhe shtoi se përballet shpesh me zemërthyerje.

Këngëtarja e “Same Old Love” zbuloi se kur ishte beqare, kishte planifikuar që në moshën 35-vjeçare të adoptonte një fëmijë po të mos kishte takuar ende dikë.

Por, pasi romanca me producentin muzikor, 36-vjeçar, u bë serioze, planet e saj ndryshuan.

“Ndodh atëherë kur s’e pret”, – tha ajo.

Ndërsa për Benny Blanco-n u shpreh se çmon çdo çast me të dhe ndonëse nuk e di çfarë ka rezervuar e ardhmja, në të ardhmen e afërt e sheh veten krah tij./E.Ç