Kryeministrja italiane vjen nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda e homologes në Tiranë

Të mërkurën (5 qershor) Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ajo, së bashku me kryeministrin Edi Rama, Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.

Ndërsa në orën 12:00, krerët e qeverive të dy vendeve, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ditën e nesërme (Datë 05 qershor), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.

Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp./E.T