Lady Gaga është në pritje të ëmbël?

Së fundmi, disa foto të 36-vjeçares në dasmën e së motrës në Maine, kanë nxitur thashethemet se këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Gaga ishte e veshur me një fustan të zi pas trupit ku dukej dhe barku i rrumbullakosur.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë asnjë përgjigje ndaj fjalëve për një shtatzëni të mundshme.

Sjellim në vëmendje se, dy muaj më parë në rrjet qarkulluan lajme se Gaga i kishte dhënë fund beqarisë duke u martuar me Michael Polanskyn.

Ikona e muzikës është parë teksa vizitonte Michael Polansky në Hollywood. Paparacëve nuk u shpëtoi detaji i unazës në gishtin e saj, duke ndezur spekulimet se ajo dhe Michael Polansky mund të jenë fejuar.

Gaga dhe Polansky janë në një romancë që nga viti 2019./E.Ç