Modelja italiane Vittoria Ceretti ka thyer rregullin famëkeq që lidhet me Leonardo DiCaprio, i cili rrallëherë del me femra mbi 25 vjeçe.
Ceretti, e cila më 7 qershor mbushi 26 vjeçe, prej disa muajsh është në një lidhje me aktorin. Romanca e tyre u konfirmua pasi u panë disa herë, duke përfshirë një natë jashtë në një klub në Ibiza dhe shëtitje të qeta në Santa Barbara, California.
Kjo marrëdhënie shënon një ndryshim nga modeli i zakonshëm i të dashurave të DiCaprios. Marrëdhënia e Ceretti dhe DiCaprio u bë publike fillimisht në gusht të vitit të kaluar, kur ata u panë duke u puthur në një klub nate në Ibiza.
Që atëherë, ata janë fotografuar shpesh së bashku, duke e forcuar marrëdhënien e tyre në sytë e publikut. Burime pranë DiCaprio kanë thënë për Daily Mail se ai është “i çmendur” pas Cerettit.
Gjatë viteve, DiCaprio është takuar me disa gra të njohura, duke përfshirë Camila Morrone, Bridget Hall, Kristen Zang, Toni Garrn, Kelly Rohrbach, Nina Agdal, Gisele Bündchen, Blake Lively, të cilët i dhanë fund marrëdhënieve para se të mbushnin 26 vjeçe.
Pavarësisht se sa zgjat romanca e tyre, modelja italiane ka arritur një moment historik të rëndësishëm në historinë e takimeve të DiCaprios./E.Ç