Celine Dion tregon se i është rrezikuar jeta nga përdorimi i valiumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Celine Dion tregoi për People rrugëtimin e saj me ‘sindromën e personit të ngurtë’, nga e cila vuan prej 17 vjetësh. Celine tregoi se simptomat e sindromës nisën të manifestoheshin në mes të viteve 2000, duke përfshirë spazma në muskuj, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhimisht edhe në performancat e saj live dhe dhimbjet e vazhdueshme fizike.

Dion rrëfeu se kur ndjeu spazmën e parë, rreth 20 vjet më parë, ishte në një turne në Gjermani. “Kisha ngrënë mëngjes dhe papritur nisa të ndieja një spazmë. Ushtrimet për vokalin e përkeqësuan”, tha ajo në dokumentarin emocional “I Am: Celine Dion”, i cili do të transmetohet më 25 qershor në Prime Video.

Këngëtarja e njohur tha gjithashtu se kishte përdorur një sërë ilaçesh dhe kishte bërë takime të shumta, duke analizuar veshët, hundën dhe fytin, por pa sukses. Kur simptomat e saj u përkeqësuan, ajo mori qetësues muskujsh si valiumi.

“Nisëm me 2 miligramë që të më ndihmonte, më pas me dozën 2.5, mandej me 3, 15 dhe 50”, tha Dion, duke shtuar se në një pikë, mori edhe 90 miligramë, që ta ndihmonin në performancën e saj.

“Mund të ishte fatale. Unë nuk vendosa në pikëpyetje nivelin e rrezikshmërisë sepse nuk e njihja ilaçin. Mendova se do të ishte në rregull. Funksionoi për ca ditë, për ca javë, por më pas, nuk funksionoi më. Nuk e kuptova se mund të shkoj në shtrat dhe të mos merrja më frymë. E më vonë, ti mëson, mëson nga gabimet e tua”.

Në gusht të vitit 2022, Dion nisi trajtimin e kombinuar, i cili përfshin ilaçe, terapi imuniteti, terapi për vokalin dhe rehabilitim fizik gjatë 5 ditëve të javës.

Lexo edhe :  Gjërat që shfaqen shpesh në ëndrrat e tua, mund të mos jenë thjesht rastësi

“Sindroma e personit të ngurtë” (SPS) është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje auto-imune. Kjo sindromë i kthen njerëzit në “statuja njerëzore” dhe ndodh 1 në 1 milion raste, sepse bëhet fjalë për ngurtësim të muskujve. SPS karakterizohet nga ndjeshmëri e shtuar e muskujve dhe lëvizje e pakontrolluar e tyre pas çdo stimuli, qoftë kjo zhurmë, prekje, stres etj. Sëmundja mund të shkojë deri aty sa lëvizja apo e folura të bëhet e pamundur.

Për diagnozën e Celine Dion nuk ka një kurë specifike, por vetëm trajtime që mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes./E.Ç

Të fundit

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Përfaqëson një zë që jep shpresë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV,...

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

Policia ka asgjësuar 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Gjatë operacionit policor të koduar “Koordinata”, në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, u zbuluan dhe...

Zbulohen dokumentet sekrete, pse filloi sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit?

Udhëheqësit kryesorë të grupit palestinez Hamas nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me qëllim që të pengonin negociatat e paqes...

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik. “Në Samitin e...

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër...

Lajme të tjera

Web TV