Viti 2024 nis me ulje pagash si në shtet dhe në privat! Ja sa është rroga mesatare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëro ashtu dhe atë privat në krahasim me fundin e 2023. Sipas INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2024, është 73.641 lekë nga 75 mijë lekë në fund të vitit të kaluar, me një rënie prej gati 2%.

Ulja e pagave në tremujorin e parë të vitit përgjithësisht është e lidhur me faktin se në tremujorin e fundit shumë kompani japin shpërblime për punonjësit, duke bërë që paga e tyre të rezultojë më e lartë në tremujorin e fundit të vitit.

INSTAT sqaron se shpërblimet dhe shtesat mbi pagë janë një pjesë e pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, të cilat në fund të çdo gjashtëmujori rrisin ndjeshëm pagën mesatare mujore bruto. Pagat në shtet u ulën me 3.2% në tremujorin e parë në krahasim me fundin e vitit dhe ato në privat me rreth 1%. Megjithatë, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, paga në ekonomi u rrit me 13,8 %.

Ndryshimi vjetor, pagat në shtet rriten shumë më shpejt se në privat

Paga mesatare në shtet në tremujorin e parë arriti në 85 mijë lekë, me një rritje prej 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e pagave u udhëhoq nga reforma e qeverisë për barazimin e pagave me rajonin. Një tjetër arsye ishte “nxitja” e privatit për të paguar më shumë punonjësit.

Por, privat e ka ndjekur shtetin me ritme më të ngadalta. Paga mesatare mujore në privat në tremujorin e parë ishte 68.7 mijë lekë, me rritje 10% me bazë vjetore.

Lexo edhe :  I nxehti ekstrem “pushton” Evropën, ky vend ndalon punën gjatë orëve të pikut të vapës

Bankat dhe komunikacioni paguajnë më shumë

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2024 paga mesatare bruto për grup- aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 15,3 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Informacioni dhe komunikacioni prej 6,9 %.

Gjatë tremujorit të parë 2024, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.


/Monitor

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV