Në I.E.V.P “Ali Demi” u realizua ekspozita “Terapia e Artit” tek të cilat gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin kanë paraqitur punimet e tyre të bëra gjatë terapive më të reja të implementuar në këtë institucion.
Terapia Art-Craftdhe Lego-terapi, janë dy nga terapitë më të reja të cilat kanë berë të mundur realizimin e këtyre punimeve, por dhe zhvillimin e aftësive siç është rritja e përqëndrimit, eliminimi i stresit dhe të mësuarit me punën në grupe.
Punimet e realizuara nga gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin do të dhurohen tek Shtëpia e fëmijës dhe tek ajo e të moshuarve.
Në ekspozitë ishin të pranishëm përfaqësues miq e kolegë nga institucione të ndryshme, Avokati i popullit, znj.Erinda Ballanca,Drejtor Caritasi shqiptar, znj.Juliana Reso, Drejtor i Shërbimit Social Shtetëror znj.Reme Lala si dhe mbështetësit tanë kyesorë në implemetimin e dy terapive më të suksesshme, përfaqësuesit e Ambasadës Britanike./e.t